• |
ide | kryesore

Inter humbet Hakimi pak orë para ndeshjes: lojtari pozitiv me koronavirus

-Instant, Sport



Një rast i ri pozitiviteti ndaj coronavirus trondit Inter pak orë nga sfida e Champions League kundër Borussia Moenchengladbach: “FC Internazionale Milano komunikon se Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 si pasojë e kontrollit të fundit nga Uefa (parashikuar nga protokolli i turneut) kryer në vigjilje të ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Borussia Mönchengladbach – lexohet në një komunikatë zyrtare të klubit – Anësori zikaltër është totalisht asimptomatik e do të ndjekë tashmë procedurat e parashikuara nga protokolli sanitar”.

Conte humbet kështu një tjetër lojtar të rëndësishëm, që i shtohet Young, Gagliardini, Radu, të rezultuar ende pozitivë pas kontrollit të fundit, e Skriniar, në pritje të përfundimit të testit të fundit. Gati e sigurtë në këtë pikë, debutimi nga minuta e 1′ e Matteo Darmian në krahun e djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *