• |
ide | kryesore

Koncerti në Elbasan, zyrtarë e qytetarë shkelin ligjin e maskave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej një jave mbajtja e maskave në ambiente publike është e detyrueshme, ndërsa policia cdo ditë gjobit qindra qytetarë për shkelje.

Në Elbasan, po mbahet Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të këngës popullore , ku zyrtarë e spektatorë e ndoqën duke shkelur protokollet e sigurisë!

Një pjesë e mirë e tyre ishin pa maska dhe neglizhuan distancën edhe minimale.

Ndërsa tjerë maskat i kishin vetëm për procedurë. Por shkelja e vendimit të qeverisë duket se falet kur merr pjesë në aktivitete të organizuara nga Ministritë e apo bashkitë.

Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake janë dy strukturat që monitorojnë vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e hapura.

Por në aktivitetin në Elbasan asnjë prej tyre nuk u pa që të shqetësohej jo vetëm për sfidën që hapur ndaj një vendimi qeverie, por për rrezikun që koncerti mund të kthehej në vatër infektimi me koronavirus. / ora



5 Comments

    1. Ti e paske në tru. Se te bllokon të mendosh. Mirë do bësh mos dalësh nga shtëpia e të fikesh dhe internetin. Se po tregon analfabetizmin funksional tendin

  1. Elbasanllinjte Kane imunitet
    Ata Kane ngrene helm me grushta nga metalurgjia qe ne kohe e enverit e deri sot.Eshte nje nga qytetet me te varfera dhe ku mungon parja kercet dajrja .

    1. shyqyr…po me mire si Elbasani e qytetet ” varfra” se “te pasura” se dihet ca” pasurie” esht..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *