• |
ide | kryesore

Miley Cyrus rrëfen eksperiencën me Ufo-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja 27-vjeçare Miley Cyrus ka rrëfyer një eksperiencë të frikshme të sajën për revistën “Interview”, e cila lishej me jashtëtokësorët.
Miley është shprehur e bindur se ka parë një UFO së bashku me mikeshën e saj në San Bernardino, mirëpo ka pranuar se të dyja kanë qenë nën efektin e marijuanës.

Cyrus rrëfeu se ishte shumë e sigurt për atë që pa, pasi pa një disk të verdhë fluturues në qiell.
“Shoqja ime e pa atë, gjithashtu. Kishte disa makina të tjera në rrugë dhe ato gjithashtu ndaluan për të parë, kështu që unë mendoj se ajo që pashë ishte e vërtetë”, deklaroi Miley.

Kjo skenë e kishte lënë aq të tronditur këngëtaren, saqë ajo kishte frikë të shikonte sërish në qiell për pesë ditë me radhë.
“Mendova se mund të ktheheshin.”- tregoi ajo.
Megjithatë, këngëtarja e hitit ‘Midnight Sky’ këmbënguli se ajo ‘nuk ndihej më e kërcënuar’ nga objekti fluturues i paidentifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *