• |
ide | kryesore

Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë nuk të mbrojnë nga virusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë shkaktojë debate. Në një lidhje në emisionin “Opinion” mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid, por rezultati nuk është maksimal me maskat e bëra vetë.

“Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill maskat janë të detyrueshme”, – u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.



6 Comments

  1. Pirdh, pirdh o Sallabanda me shoke.
    Spanja eshte vendi i pare Europian qe kaloi shifren 1 000 000 te infektuar.
    Ne se e paskan patur masken me detyrim qe nga Prilli, ku eshte efektiviteti i saj?
    Ato shifrat qe thua per uljen e rasteve te gripit sezonal me 70 %, jane thjesht fantazi.

    1. E ke pjeserisht gabim, shifrat e tregojne qarte qe gripi sezonal ka rene ndjeshem.
      Une kam stududiuar pak statistikat e Australise dhe aty gripi sezonal ka rene ne rreth 50-90% krahasuar me nje vit me pare. Por kjo renie nuk ka ardhur si pasoje e perdorimit te maskes, pasi atje maskat u futen mjaft vone.
      Renia e Gripit sezonal ka ardhur thjesht si pasoje e kujdesit te shtuar te njerezve, dhe jo prej maskes.

  2. Katunari jetoka ne Spanje, madje ne Madrid, afer Plaza de Toros. Qenka shume “i informuar” per gjendjen ne Spanje…

  3. Eshte vertetuar shkencerisht nga universiteti i Oxfordit para 8 muajsh qe MASKAT NUK MBROJNE ATE QE E MBAN MASKEN POR MBRON TE TJERET QE JANE RRETH TIJ.
    Maska nuk le sterkalat e nje personi qe mund te jete i infektuar te perhapen ne ajer me shume se 10-15 cm nga goja e tij.. pra ulin ndjeshem perimetrin e rrezikshmerise se infektimit te te tjereve.

  4. Tashme maska eshte trend dhe nuk vendoset per tu ruajtur por per te bere reklame te nje grupi muzikor, skuader futbolli, embleme nacionale, flamuri hallouini.

    Maskes i doli kuptimi dhe shkoje ne rruge tjeter.

    Policia politike te kapi ato pa maska se jane me shumice rrugeve te Tirones dhe qe nuk jane bashkuar me pjesen tjeter te kopese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *