• |
ide | kryesore

Nuk ka tifozë në shtëpi, madje as futboll: Duka tregon linjën e Uefa-s: “Napoli-Az Alkmaar do të luhet”

-Instant, Sport



Duket paradoksale që presidenti i Federatës së një vendi ku futbolli është i ndalur, ku herën e fundit që tifozët kanë parë një ndeshje futbolli në stadium ka qenë para muajit mars për shkak të Covid 19, të flasë për protokollin që duhet ndjekur nga klubet në Europa League. E megjithatë Armand Duka, kreu i FSHF-së në rolin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Uefa-s ka sqaruar se Napoli-Az Alkmaar do të luhet.

Pavarësisht rasteve të shumta pozitive në grupin e skuadrës, protokolli flet qartë: Az ka mundësinë (duke konsideruar që lista B mund të shtohet me të lindur nga 2000 e lart në vigjilje të ndeshjes) të besojë në të paktën 17 lojtarë, portieri përfshirë, e ndaj nuk ka arsye të shtyhet ndeshja. Ky është pozicionimi i mbajtur nga Armand Duka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Uefas në një intervistë të dhënë për Mattino di Napoli: “Nuk ka rrezik – ka deklaruar presidenti i FSHF-së – kemi një protokoll të qartë e të pranuar nga të gjitha Federatat. Jemi në kontakt konstant me klubin hollandez, Uefa nuk merr në konsideratë shtyrjen”.

Në realitet mund të ndërhyjnë autoritetet sanitare lokale e të ndryshojnë rregullat në tavolinë. Az Alkmaar, ndërkohë, ka mbërritur në aeroportin e Capodichino. Klubi hollandez ka publikuar në profilin e tij social lajmin. Janë 19 futbollistët e grumbulluar për këtë transfertë, ndërsa janë 13 ata që kanë mbetur në shtëpi, për shkak të pozitivitetit me Covid-19. Delegacioni hollandez është drejtuar për në zonën kodrinore të qytetit, ku ndodhet hoteli që do të mirëpresë skuadrën gjatë ditëve napoletane. Punonjësit e strukturës hoteliere kanë konfirmuar se secili nga anëtarët do të ketë dhomë më vete e se nesër pasdite, kur Az Alkmaar do të largohet nga hoteli do të procedohet menjëherë me disinfektimin e gjithë strukturës së brendshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *