• |
ide | kryesore

Pak kohë pasi e mohoi lidhjen me Fisnik Sylën, Fjolla Morina bën deklarat dashurie për biznesmenin

F1, Paparazzi
Fjolla Morina



3 ditë më parë Fjolla Morina mori një propozim romantik për martesë nga partneri i saj, Fisnik Syla. Me një buqetë me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë  diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

Unë thash Po! Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Mirëpo Fjolla nuk kishte dalë kurrë publikisht me partnerin e saj dhe sot ka ndarë foton e parë me të në rrjete sociale. Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i ka bërë partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie. Fjolla shprehet se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Në fillim ajo e mohoi lidhjen me Fisnikun, më pas e pranoi duke u shprehur para policisë: “Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat”.



1 Comment

  1. dhe ti ne fakt je nga ato qe rri…hahahaha
    Femrat si ty rrin vetem me paran..snjohin as dashuri asgje tjeter ne kete bote ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *