• |
ide | kryesore

Paloka: Dalja e Ramës te inceneratori i Elbasanit, sinjal për drejtësinë që të mos merret me këtë çështje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar takimin e Kryeministrit Edi Rama në Elbasan, i cili zgjodhi inceneratorin për të prezantuar platformën “Deputeti që duam”.

Sipas numrit dy të PD-së “dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK.

“Kaq është i gjithë qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat”, shtoi ai. Paloka shtoi se edhe sikur ta kishte paguar opozita Rama nuk do bënte aq bukur takimin e sotëm.

“Në fakt ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka patur gjatë gjithë historisë së tij. Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do të bënte një gjë më të gjetur se ajo që bëri sot.

Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve.

Dhe thash, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte”, shtoi nënkryetari i PD.

Më tej Paloka tha se Rama “sot paradite u përpoq të lante duart duke iu thënë edhe publikut, edhe atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, jeni ju përgjegjësit”.

Më herët Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan platformën “Deputeti që duam” dhe zgjodhi që takimi të zhvillohej në oborrin e inceneratorit të Elbasanit.



6 Comments

  1. ahaha…

    Sa mire i lexon keto sinjalet e Rames ky thuthuqi..
    Nuk dine cte thone se dolen bllof tek inceneratoret dhe dalin dhe flasin gomarlliqe te tilla.

    1. Rama sot eshte bere aq i kuptueshen, sa me s’behet. Eshte njelloj si disa njerez qe fiksohen ne nje gje dhe nuk dine te bejne asgje tjeter

  2. Ne fakt Rama ka thene edhe dicka tjeter, Deputeti qe duam (lexo qe duan njerezit) po nuk diti te rrije sus, do digjet ne incerenator. Prandaj propozoni vetem njerez te spiropalizuar se perndryshe…

  3. 1. Kompania NUK eshte investitor, por kontraktor.

    2. Investitor eshte Shteti

    3. Te gjithe behemi Kompani Kontraktore po qe se na e jep Kontraten Qeveria pa tender

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *