• |
ide | kryesore

Projektbuxheti 2021/ Tre rrugët e reja, nga Milot-Balldreni tek tuneli i Llogorasë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ka parashikuar hapjen e kantiereve të reja në rrugë për projekte që në letra e me zë kanë kohë që lakohen.

Referuar tabelës së investimeve të cilat janë nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë rezulton se i pari projekt i ri është ndërtimi i dhe operimi i rrugës Milot – Balldren.

Për këtë të fundit për vitin 2021 vlera që do të kalojë nga buxheti është zero por për shkak të formës që kanë kontratat do të jetë vetë kompania private (ANK) që do të kryejë investimet fillestare me fondet e veta.

Në tre vitet e para të nisjes së projekteve të kësaj natyre si partneritet publike private qeveria limiton fondet që u jep koncesionarëve ndërkohe që pas kryerjes së 25 për qind të punimeve kjo politikë ndryshon. Sa takon supervizionit të punimeve për ndërtimin dhe operimin e rrugës Milot – Balldren fondi në dispozicion për vitin 2021 është 50 milionë lekë ndërsa oponenca teknike pritet të marrë për vitin e ardhshëm 15 milionë lekë.

Vlera totale e kontratës për Milot-Balldren sipas tabelës është 31.6 miliardë lekë.

E njëjta skemë duket se do të funksionojë edhe për një tjetër partneritet publik privat siç është kontrata e Koncesionit /PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat ( Ura e Shën Elizës ). Vlera e projektit në total llogaritet 9.9 miliardë lekë ndërkohë që për vitin 2021 nga buxheti nuk do të ketë pagesa. Edhe në këtë rast kompanisë (GJIKURIA) do t’i duhet që të kryejë investimet fillestare me fondet e saj dhe më pas në vitet 2022 dhe 2023 të marrë respektivisht 1 miliardë lekë dhe 959 milionë lekë.

Edhe për këtë projekt në draft buxhet janë parashikuar fonde për mbikëqyrjen e punimeve dhe oponencën teknike të kontratës.

Një tjetër projekt është edhe ai për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Për këtë të fundit qeveria ka parashikuar për vitin 2021 një fond 4 miliardë lekësh teksa kostoja totale e këtij projekti llogaritet pak më shumë se 18.7 miliardë lekë apo mbi 150 milionë euro. Tuneli pritet të mbarojë në fund të vitit 2023 vit kur është parashikuar edhe pjesa më e madhe e fondeve sipas projektbuxhetit.

Ky tunel do të ndërtohet me fondet e buxhetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese. Kjo e fundit ishte bashkim operatorësh ku mes të tjerash iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

Nga projektet ekzistuese që do të zbatohen me fondet e buxhetit të shtetit janë projektet e Kardhiq Delvinë (1.3 miliardë lekë për 2021), Fushë Krujë-Milot Morinë (160 milionë lekë); rehabilitimi i Segmentit rrugor, mbikalimi te pallati me shigjeta (550 mln lekë); Unaza e re e Tiranës (150 mln lekë), Unaza Lindore loti 2 dhe 2 (320 mln lekë); Korçë -Ersekë (576 mln lekë) etj.

Nga projektet me koncesion do të vijojë Rruga e Arbrit (3.9 miliardë lekë për 2021).

Në total, vlera e projekteve totale që po ndërtohen me koncesion është 90.8 miliardë lekë dhe atyre me fondet e buxhetit 103 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e projekteve nga fondet e buxhetit pritet të përfundojnë në vitin 2023.



4 Comments

  1. KETA NUK PO E RRUAJNE ME PER NJERI . PO BOJNE ÇA JU DO PALLA .
    ME HABIT FAKTI QE NUK KANE FARE , OPO HIÇ FARE FRIKE .

  2. vidhni or vidhni ju plehra rilindase, se ju votojne me zemer socialistet , edhe bar do hame edhe kryetarin e nuk e leshojme

    popull debil, rama vjedh, ben parate pala pala socialistet gezojne per kryetarin. debil-llik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *