• |
ide | kryesore

“Prokuroria të bëjë aq sa Klodiana Lala”/ Basha: Mesazhi që BE i dha drejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shtuar kritikat ndaj prokurorisë. Ditët e fundit ai i ka bërë apele të njëpasnjëshme SPAK të zbardhë çështjen e inceneratorëve, por mbrëmjen e së martës ka shtuar tonin ndaj organeve të drejtësisë duke u kujtuar edhe një tjetër çështje. Bëhat fjalë për akuzat për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017 që njihen si dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër.

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron” – shkruan Basha në Twitter.

“Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë” – e mbyll kreu i opozitës. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Sikur ta dija qe ky do ta shfrytezonte kete gje per propagande.

    O Lulush.. Perfaqsuesit e BEs ne shqiperi organizuan konkursin per gazetert me te mire . Pra BE vetem dha paret per te organizuar konkursin . U mblodh nje juri me shqiptare Albana Kasapi kryetare e jurise, Enver Robelli antar dhe Elira Canga antare. Dhe kjo juri vendosi qe dekoraten e BEs per gazetarin me te mire ta marrin ata gazetare shqiptare qe tashme i dime.
    Pra eshte bere nje konkurs per gazetaret shqiptare , me juri shqiptare . BE vetem ju ka dhene dekoraten.
    Pra mos u mundo kot ta paraqitesh kete gje si nje MESAZH I BE PER DREJTESINE SHQIPTARE.
    Mos manipulo me lojra fjalesh. Nese ndonjeri pyet dike ne komisjonin e medjave te BEs se kush gazetar e ka fituar vendin e pare kete vit PER SHQIPERINE nuk e di ta thote .

  2. O Lapsi djali i Remzi Hoxhes ka dhene interviste per vrasjen e Remziut ku akuzon direkte Sali Berishen, ju si gazete e pavarur qe jeni do shkruani per rastin. Thank you

  3. edhe pse Enkel Demi tenton ta nxjerrë Bashën nga situata dhe t’i thotë që në fakt ai zgjohet herët, ajo që bie në sy është që Luli është ende i dremitur nuk e ka kuptuar që është në emision live. Ashtu i përgjumur Basha nuk mban mend as pyetjen që Demi i drejtoi.

  4. Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë sot në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

  5. The Wehrmacht arrives in a small Albanian town after Italy capitulates to the Allies. Tomka and his gang decide to exact revenge when the German soldiers set up camp on their football pitch.
    hahahahahahahha sa bukur, bravo. sikur ky sistem i tanishem te bente 1/100 e asaj qe beri enveri per artin dhe kulturen

  6. Posi ore posi, BE eshte per tu futur ne filtrin e Spakut Shqiptar se dhe ajo nuk eshte me e bardhe se llumi Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *