• |
ide | kryesore

Qeveria liron nga detyra prefektin e Gjirokastrës

-Instant, Arkiva, Lajme



Pas shkarkimit të Prefektit të Shkodrës dhe Elbasanit, nga detyra është shkarkuar edhe prefekti i Qarkut të Gjirokastrës. Astrit Aliaj nuk do të jetë më në këtë detyrë pas vendimit të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me firmën e zv/kryeministrit Erion Braçe.

Në vend të tij është emëruar Odise Kote, vendim i cili hyn që ditën e sotme në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Astrit Alia u emërua në vitin 2017 në këtë post, ndërsa më parë mbante detyrën e nëndrejtorit të qendrës së radarëve.

Vendimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE



1 Comment

  1. Ai rregjim vrau nga frika 4 qytetare paqesore ne Bulevard, por trupat e tyre nuk u zhduken;

    Ai rregjim vrau per korrupsion 26 qytetare, punetore ne Gerdec, por trupat e tyre nuk u zhduken!

    Remzi Hoxha ishte nje luftetar ne Tirane; Luftetar per lirine e shqiptareve te Kosoves!

    Kjo ishte arsyeja qe Sali Berisha, Bashkim Gazidede urdheruan dhe egzekutuan rrembimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *