• |
ide | kryesore

Qeveria mori mbi 435 mln € për të luftuar pandeminë, por investimet mungojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro ndihma për Covid-in, shëndetësore dhe ekonomike.

Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm.

Por, pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.

Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për 5 muaj rresht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me kapacitet rreth 600 teste në ditë.

Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë. Ky laborator pavarësisht investimeve me dhjetëra mijëra euro, u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë spitaleve të vendit.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bërë pa ndërprerje testimet covid.

Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.

Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetësore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër covidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë. /EuronewsAlbania



5 Comments

  1. edhe pse Enkel Demi tenton ta nxjerrë Bashën nga situata dhe t’i thotë që në fakt ai zgjohet herët, ajo që bie në sy është që Luli është ende i dremitur nuk e ka kuptuar që është në emision live. Ashtu i përgjumur Basha nuk mban mend as pyetjen që Demi i drejtoi.

  2. “qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime” nga 50-70 testime ne dite po behen 1300 apo nuk quhet investim ne testime kjo?

    1. 10 euro ben te laboratori shteteror e 120 euro me taksa te paguara te privati , tani me thuaj zotrote cfare e pengon kete qeveri te beje deri ne 3000 ne dite te pakten

  3. Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë sot në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
    O shkullak bej nje lajm per kete arritje te filmit shqiptar qe dhe shpellkaret te kuptojne me shume jo vetem krim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *