Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro ndihma për Covid-in, shëndetësore dhe ekonomike.
Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm.
Por, pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.
Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për 5 muaj rresht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me kapacitet rreth 600 teste në ditë.
Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë. Ky laborator pavarësisht investimeve me dhjetëra mijëra euro, u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë spitaleve të vendit.
Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bërë pa ndërprerje testimet covid.
Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.
Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetësore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër covidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë. /EuronewsAlbania
edhe pse Enkel Demi tenton ta nxjerrë Bashën nga situata dhe t’i thotë që në fakt ai zgjohet herët, ajo që bie në sy është që Luli është ende i dremitur nuk e ka kuptuar që është në emision live. Ashtu i përgjumur Basha nuk mban mend as pyetjen që Demi i drejtoi.
“qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime” nga 50-70 testime ne dite po behen 1300 apo nuk quhet investim ne testime kjo?
10 euro ben te laboratori shteteror e 120 euro me taksa te paguara te privati , tani me thuaj zotrote cfare e pengon kete qeveri te beje deri ne 3000 ne dite te pakten
Qeka zhdep BE me €. Helm ju bofshin.
Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetojë sot në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
O shkullak bej nje lajm per kete arritje te filmit shqiptar qe dhe shpellkaret te kuptojne me shume jo vetem krim