• |
ide | kryesore

Rama: Do të spostojmë Portin e Durrësit javën që vjen

Arkiva



Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të nis spostimi i portit ekzitues në Durrës gjatë javës që vjen.

“Së shpejti do nisim transformimin e madh të Durrësit të spostojmë portin ekzistues që e ka mbaruar prej kohësh misionin e tij si një port komercial mallrash në mes të qytetit që është një infrastrukturë e dalë kohe prej kohësh me standarte mjedisore shumë të ulëta, për të mos thënë zero e pengon në mënyrë gjithmonë e më shqetësuese hedhjen e një hapi në një epokë tjetër, është një infrastrukturë me potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit”.

Të njëjtën gjë tha edhe për portin e Vlorës.

“Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën porti ekzistues është infrastrukturë arkeologjike në aspektin e standartit, shërbimeve dhe impaktit negativ që ka në zonën e bregdetit që prek drejtpërdrejtë qytetin.

Vizioni i zhvillimit të mëtejshëm me pjesën 3 të Lungomares përfshin dhe një port turistik, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër Durrësin.
Dhe për Vlorën jemi gati për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore portin e shërbimeve”.

Rama gjithashtu shtoi se do të fillojë dhënia e autorizimeve për fillimin e portit të tretë në Sarandë.



2 Comments

  1. Portin e vjeter lerja Serbise, portin e Vlores lerja Greqise keshtu mbeten te kenaqur, lti Vucici e Mitcotaqi. Mos u ngopshi kurre e fale Shqiperine qe u shofshi me rrenje e dege.

  2. Po vete kur do spostohesh nga Shiperia shko ne France prape tani ke leke nuk ka me makarona dhe jete konviktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *