• |
ide | kryesore

Rinas/ Tentuan të kalonin me dokumente false, arrestohen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



2 shtetas janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia në Aeroportin e Rinasit. Këta persona janë arrestuar pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumenta false. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë me dije se kanë kapur në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, shtetasit: I. K., 21 vjeç, i cili udhëtonte me linjën ajrore me itinerar Itali-Rinas si dhe A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane me biletën që kishte destinacion Gjermaninë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *