• |
ide | kryesore

Shtim i refugjatëve, Greqia do të ndërtojë një “mur” në kufi me Turqinë

-Instant, Lajme, Planet



Greqia do të ndërtojë një mur 26 km të gjatë dhe 5 km të lartë, në kufi me Turqinë. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas. Projekti sipas qeverisë greke do të përfundojë në prill dhe do t’i shtohet rreth 10 kilometrave ekzistuese. Vetë kryeministri Mitsotakis ka vizituar, të shtunën, zonën ku mendohet të ndërtohet muri.

I ndërtuar me tuba çeliku dhe bazamente betoni, muri është përgjigja e qeverisë greke ndaj dyndjes së emigrantëve që vijnë nga Turqia, me orgjinë kryesisht nga Siria. Për shkak të pandemisë, por edhe të kontrolleve të shtuara, numri i sirianëve që i drejtohen kufirit grek të BE-së ka qenë relativisht i kufizuar, por Ankaraja ka akuzuar shpesh herë rikthimin ilegal drejt Turqisë të refugjatëve që arrijnë në ishujt grek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *