• |
ide | kryesore

Shtyhet në një datë të pa përcaktuar procesi për dosjen “Habilaj”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Burimet për RTV Ora konfirmojnë se vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e operacionit “Rosa dei venti” është shtyrë në një datë tjetër ende të pa përcaktuar.

Ishte parashikuar që më datë 11 nëntor 2020 të zhvillohej seanca përfundimtare e këtij procesi gjyqësor.

Por në seancën e radhës, mbajtur më 8 tetor 2020 në Gjykatën e Apelit të Katanias, trupi gjykues ka vendosur që të vazhdohet ende me diskutimet e avokatëve mbrojtës.

Data e seancës së radhës është vendosur më 12 nëntor 2020 e vetëm më pas do të mund të zbardhet data e seancës përfundimtare ku pritet të jepet vendimi përfundimtar.

Shqiptari Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak,.

Gjykata e shkallës së parë më datë 19 qershor 2010 e ka dënuar Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg.

Gjithashtu janë dënuar në shkallë të parë dhe të gjithë anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal.

Nazer Seitaj i konsideruar financieri i grupit është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese.

Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg, Antonino Riella me 14 vite burg, Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg. Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg, Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë.

Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro dhe Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë./ Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *