• |
ide | kryesore

Skandal në muzeun e njohur, lyhen me vaj veprat e artit

-Instant, Paparazzi, Slider



70 vepra arti dhe artefakte antike (objekte të bëra nga njeriu me vlerë kulturore dhe historike) në tre galeri të Museum Island në Berlin u vandalizuan me një substancë vajore në fillim të muajit, sipas raportimit të mediave gjermane.

Museum Island është një kompleks muzesh në Berlin dhe është një nga vendet më të vizituara të kryeqytetit gjerman si edhe një nga vendet më të rëndësishme muzeale në Europë. Objektet e dëmtuara përfshijnë sarkofagët egjiptianë, skulpturat prej guri dhe pikturat e shekullit XIX, të mbajtura në Pergamon Museum, Alte Nationalgalerie dhe Neues Museum. Die Zeit dhe Deutschlandfunk raportojnë se sulmi u krye më 3 tetor, por policia e mbajti larg vëmendjes së publikut.

Fondacioni i Trashëgimisë Prusiane, i cili mbikëqyr koleksionet, thuhet që konfirmoi se objektet në ekspozita kanë pësuar dëmtime. Policia në Berlin tha se ka filluar hetimi, por nuk do të komentohet në lidhje me motivet pas sulmit.Guardian raporton se në vitin 2018, dy gra u arrestuan në Athinë, pasi lyen ekspozitat muzeale në Muzeun Kombëtar të Historisë me një substancë vajore. Të dyja, të cilat më vonë u identifikuan me origjinë bullgare, i thanë policisë se po spërkatnin veprat e artit me vaj dhe mirrë (lloj rrëshire) “sepse Shkrimi i Shenjtë thotë se është mrekulli”. Nëpër rrjete sociale, njerëzit që besojnë dhe përhapin teoritë konspirative e kanë lidhur sulmin me këto teori. Një prej teorive pretendon se Muzeu i Pergamonit është qendra e “skenës së satanizmit global” sepse mban një rindërtim të Altarit të Pergamonit, ky i fundit një ndërtim monumental që daton në shekullin II para Krishtit, i vendosur në një nga tarracat e akropolit të qytetin antik grek të Pergamonit.

 

Altari i Pergamonit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *