• |
ide | kryesore

Soni Malaj: Me këtë këngëtare kosovare ndjej konkurencë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e hitit “Ndarja”, Soni Malaj, ia ka dalë më së miri të rezistojë prej vitesh në tregun muzikor dhe të na sjellë gjithmonë projekte të bukura që na kënaqin veshët.
Prej vitesh, ajo i ka bërë njerëzit për vete me zërin dhe energjinë e saj, por e kishit pyetur ndonjëherë veten nëse Soni ka ndjerë konkurrencë?

Këngëtarja ka folur pa dorashka për mediat kosovare, duke e përmendur në fakt një emër të fortë në muzikë, të cilin e ka ndjerë konkurrent.

Bëhet fjalë për këngëtaren Genta Ismajli, pasi siç tregoi Soni, të dyja ishin tepër energjike në skenë.
Megjithatë, Soni shtoi se kjo ishte një konkurrencë e pastër përtej të cilës kishte miqësi, e cila vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme.
Sipas këngëtares në showbizin shqiptar sot nuk ka më raporte siç ka qenë dikur, ku përtej arritjeve profesionale ruhej edhe shoqëria mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *