• |
ide | kryesore

Tek Bayern Mynih është dikush që mendon se Lewandowski nuk është më i miri: “CR7 në nivel superior”

-Instant, Sport



Në dritaren e fundit të merkatos, Douglas Costa është bërë një lojtar i Bayern Mynih: “Doja të kthehesha prej disa kohësh, këtu ndihem i lumtur e në komoditetin tim. Në vite kam mbajtur kontaktyet me drejtuesit pavarësisht distancës, kam shumë miq”. Por braziliani nuk harron Juventus (edhe sepse është kthyer në Gjermani në huazim): “Doja ta fitoja Champions League me fanellën bardhezi, është një klubi i madh, një nga më të mirët në Europë”.

Douglas Costa, në intervistën për Bild, ka folur pastaj për Ronaldon e Lewandowskin: “Kam patur fatin të luaj me lojtarë kaq të fortë: Robert tani është më i miri në Europë por, duke parë numrat e gjithë karrierës, Cristiano është në një nivel superior”.

Në mbyllje edhe një zbulim në lidhje me shokët e vjetër-të rinj të skuadrës: “Kurrë nuk i humba kontaktet me Neuer, Boateng, Muller, Kimmich: më vjen mirë që më vlerësojnë, mua e mënyrën si luaj futboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *