• |
ide | kryesore

Tentuan të ekzekutojnë biznesmenin Andon Dhima, arrestohen autorët në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Tiranës ka zbardhur një tentativë vrasjeje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke vënë në pranga autorët e ngjarjes.


Policia sqaron se ka qenë biznesmeni Andon Dhima, që ka bërë kallëzim se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.


Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e ngjarjes, G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Gjithashtu, janë ndaluar edhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit: M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sipas News 24 autorët janë identifikuar nga policia nga kamerat e sigurisë në rrugica, ku ata kanë hequr maskat. Numrat e tyre të telefonit janë vendosur në përgjim dhe janë kapur bisedat mes tyre, ku flisnin për fshehjen e armëve dhe maskave.

Asnjëri prej autorëve nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me shënjestrën e atentatit, biznesmenin Dhima, ndaj dhe policia dyshon që mund të jetë i porositur. Ndërkohë, armët e sekuestruara janë çuar për kontroll balistik në laborator shkencor, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Njoftimi nga policia: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhet tentativa për vrasjen e 51-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Autorët me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

6 Comments

  1. Efikaciteti I policis dhe prokurorise do duket kur te kapi edhe kush e ka dhene urdhrin ,pasi keta jane thjeshte ekzekutues.

  2. Bushat, fakti qe punon analist ne televizionin TopChannel, me drejtor informacioni Ben Blushin, nuk te pengon praktikisht te shkruash edhe nja 2 rreshta qe biznesmeni Andon Dhima eshte ankuar dhe ka paditur Ben Blushin per zhvatje dhe mashtrim…..
    Disa portale te tjera kane jave qe e kane denoncuar perpara se te nsodhte kjo tentative vrasjeje, madje edhe me detaje e dokumente!
    “Sinergji” quhet kur nuk denoncon (bashke-)pronarin e medias ku angazhohesh si analist?

  3. KETU NUK ESHTE PROBLEMI I TE ARRESTUARVE PROBLEMI QENDRON KUSH E ORGANIZOJ DHE KUSH E MBRONE KETE KETE MASAKER SHTETERORE-KRIMINALE MEDIAT QE DUAN TI JAPIN TJETER DREJTIM KUSH JANE KETA MASKARENJE QE 25 VITE QE MASHTROJN VJEDHIN VRASIN SHQIPTARET .

  4. Paska shpetuar per nje qime

    Dmth qena Blushi pas kesaj ngjarjeje, e sa opozite bente ben blushi atehere, me egersi, si pjese e planit dizinformim.
    Bertit ti Blush, dhe te gjithe mediat do vijne tek ti, se i ka Rama. Del opozita sikur nuk ekziston, pra Blushi bente rolin e opozites me pagese.

    Me thene te drejten pak e ndan nga Murrizi, Rudina, Gjuzi, kerperatatat dhe gjytyrymet e tjere te opozites parlamentare qe voton 100% per ramen -:)

    pra Blushi qenka pas kesaj,

    po kjo ishte loja hahhahaha

  5. Mbase eshte armiku i Blushit, mbase por nuk eshte armik per pune politike. Ky robi(dhima) eshte i mbushur me borxhe qe mundohet ti mbylle duke kaluar ne sherre personale. Me pak fjale eshte nje fare qelbesire, qe me apo pa politike i ka ditet e numeruara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu