• |
ide | kryesore

Trump në fushatë, Biden përgatitet për debat

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vijuar me maratonën e fushatës zgjedhore, ndërsa kundërshtari i tij demokrat, Joe Biden, prej dy ditësh nuk po merr pjesë në asnjë ngjarje publike, për t’u përgatitur për debatin presidencial, që do të mbahet të enjten. Me vetëm dy javë deri në ditën e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Trump mbajti një tjetër tubim në Pensilvani, njërin nga shtetet që konsiderohet se duhet fituar, për t’u rizgjedhur president. Një mesatare e sondazheve tregon se Trump ndjek Bidenin me 3.7 pikë përqindje në atë shtet.

Edhe pse Biden nuk po bën fushatë këto dy ditë, ai ka qenë në Pensilvani gjatë fushatës së tij. Për të vënë në pah rëndësinë e shtetit, ekipi i Bidenit tha se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, do të bëjë fushatë në Pensilvani të mërkurën, ndërsa senatori Bernie Sanders, një figurë e njohur e krahut të majtë të demokratëve, do të qëndrojë atje në fundjavë.

Trump, i cili vetë ka qenë i infektuar me koronavirus, po bën përpjekje t’i bindë amerikanët se pandemia po mposhtet, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve në SHBA, javëve të fundit. Trump shpreson ta rrisë vrullin gjatë ditëve të fundit të fushatës, por sondazhet e opinionit e vendosin atë prapa Bidenit. Debati i ardhshëm dhe i fundit presidencial do të mbahet më 22 tetor.



1 Comment

  1. O Lapsi mos merrni lajmet e CNN se eshte njesoj sikur ti marresh nga Mero Baze.Biden ka dite qe eshte zhdukur dhe nuk pergjigjet per skandalin qe ka plasur me kompjuterin dhe emailet e te birit. Ai nuk po shkon ne provim qe te pergatitet sepse ka 47 vjet senator dhe eshte politikan karriere, por zhvillimet e fundit e kane bere te fshihet sa dhe CNN mbreme tha ku eshte Biden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *