• |
ide | kryesore

Video/ Klas në këmbë e elegancë në fjalë, Pelé mbush 80 vjeç: “Shpresoj që Zoti të më presë si bëjnë këtu në Tokë”

-Instant, F1, Sport, Video



Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë i njohur si Pelé, në 23 tetor do të mbushë 80 vjeç. Në Brazil është duke u organizuar një festë e madhe për “O Rei” e në atdheun e futbollit në këto ditë janë të ndryshme celebrimet për Zotin e futbollit. “Falenderoj Zotin që më bëri të arrij deri në këtë moshë në shëndet e i kthjellët. Jo shumë inteligjent, por i kthjellët” ka bërë shaka Pelé përmes një video mesazhi i shpërndarë nga mediat braziliane. “Futbollisti i Shekullit” për Fifa-n ka shtuar më pas: “Shpresoj që kur të shkoj në qiell, Zoti të më presë si bëjnë këtu në Tokë, falë futbollit”.

https://www.youtube.com/watch?v=6syt1aF6A3A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *