• |
ide | kryesore

Von Der Leyen negative në testin e Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative në testin e fundit të bërë për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja e KE-së përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i tamponit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kujdesuni për veten”, tha ajo. Von der Leyen u largua nga samiti të enjten e kaluar duke u vetizoluar, për të dytën herë, pas konfirmimit se një anëtar i zyrës së saj ishte diagnostikuar me Covid-19.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *