• |
ide | kryesore

Basha flet për raportet me Metën: Garën për kreun e opozitës e shpiku Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në intervistën për Euroneës Albania edhe për raportet me Presidentin e Republikës Ilir Meta. I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për komentet që shkaktoi deklarata e Metës se “është i marrë peng” dhe që më pas zëdhënësi sqaroi se bëhej fjalë për Ramën dhe jo për Bashën, ky i fundit tha se marrëdhëniet me kreun e shtetit janë institucionale.

“Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale. Roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës. Të gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e de-institucionalizuar.

Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues i unitetit të popullit” – tha Basha.

Por a ndihet Basha i rivalizuar nga Ilir Meta në rolin e liderit të opozitës?

“Aspak. Janë këto të gjitha katjushka të Edi Ramës. Domethënë gjithë ditën e harxhon me sulme ndaj meje me sulme ndaj PD-së… Sulme ndaj Partisë Demokratike, sulme ndaj opozitës, çdo gjë për të shmangur përgjigjet që nuk i jep kurrë” – tha Basha.

Kreu i opozitës tha se nuk e ndjek Ramën në Twitter dhe e akuzoi atë se gjithmonë i ka ikur debatit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *