• |
ide | kryesore

Basha thirrje SPAK-ut: Jeni të mbrojtur, ndëshkoni politikanët e korruptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës së sotme për mediat, Lulzim Basha përsërit thirrjet për SPAK, kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë duke iu kërkuar të ndëshkojnë politikanët e korruptuar.

Basha tha se nuk do lodhet duke dalë deri ditën e fundit të pushtetit të Edi Ramës.

Lexo më tej: Pse Basha po përdor inceneratorët për të djegur SPAK-un 

“Le të vijmë tek realiteti. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon, ndihma për biznesin dhe familjet që kanë humbur vendin e punës është zero.
E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK-ut.

Duhet ta harrojë Rama dhe SPAK-u se unë do lodhem duke dalë ditë për ditë deri ditën e fundit të Edi Ramës që po afron në pushtet dhe të kërkoj që SPAK-u të bëjë detyrën. Është detyra juaj zoti Kraja, zotërinj prokurorë të SPAK-ut. Jeni të mbrojtur nga SHBA dhe partnerët. Janë marrë të gjitha masat që të mos keni frikë me qëllim që të realizoni synimin numër një të SPAK-ut që është jo t’i mbroni por t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ndaj zoti Kraja dhe prokurorë, hapeni gojën. A i keni nisur hetimet. Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve”, deklaroi Basha.



4 Comments

  1. Spaku eshte kthyer ne turpin e drejtesise se re.

    Suksesi I saj me I madh ka kapur nje Profesor per rryshfet 200 euro ne Korce. Turp.

  2. SPAK dhe reforma ne drejtesi po kthehen ne deshtimin dhe turperim se si u tallen diplomacia amerikane prej nje kryeministri super te korruptuar qe edhe nepunesi me i fundit i aparatit te tij shteteror eshte i korruptuar. Gjithsesi shpresoj qe stuhia amerikane e akumuluar te shpertheje shpejt se po degjenerohet publikisht imazhi si superfuqi.

  3. O Lulush je aq fallco sa nuk te beson me askush. Ti po arrite te fitosh ne 2021 vetem per motivin qe ska tjeter e qe je ti e vetmja alternative. Se je me i korruptuar se kushdo tjeter, ti je manjak leku e je aktor shume i mir, sikur je vella i Rames nga i njejti baba Soros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *