• |
ide | kryesore

Blerja e vaksinës kundër Covid, qeveria çon në Kuvend projektligjin (Detajet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse nuk ka një vaksinë gati kundër Covid 19, pavarësisht përpjekjeve në shumë vende të botës, qeveria shqiptare ka çuar në Kuvend projektligjin për blerjen e saj.

Qeveria shqiptare ka nënshkuar një marrëveshje me kompaninë  me kompaninë Covax për të siguruar vaksinën anti-Covid, ku janë përfshirë në total një listë prej 890 shtetesh.

Sipas Komitetit të Ekspertëve ky angazhim jep mundësinë që edhe vendi ynë të ketë akses në vaksinën e sigurt si vendet e zhvilluara. Në projektligj theksohet se shuma totale që do të paguajë shteti shqiptar është 3 990 000 euro.

Në projektligj thuhen se Shqipëria do të sigurojë 1.4 milionë vaksina, gjithnjë në rastin kur ajo të jetë zbuluar, që do të kenë një kosto prej 3.9 milionë dollarësh.

Shuma do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji” thuhet në projektligjin që do të miratohet në Kuvend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *