• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo shënjestron Barcelonën: del rezultati i tamponit të portugezit

-Instant, Sport



Sipas të dhënave që vijnë nga Portugalia, në vecanti nga e besueshmja Correio da Manhà, Cristiano Ronaldo ka rezultuar ende pozitiv me Covid-19: tamponi të cilit i është nënshtruar në ditën e djeshme sulmuesi i Juventus nuk ka dhënë përgjigje negative. Mbetet në dyshim tashmë prezenca e portugezit kundër Barcelonës së Messi në 28 tetor, edhe pse normat Uefa lënë gjithcka të hapur.

Sipas asaj që thotë pika 7.7 e rregullores “Return to Play”, ndërtuar për rinisjen e futbollit pas lockdoën të muajve të kaluar, duhej dërguar një dokumentacion i shërimit të plotë – me të dhënat e testit të fundit PCR, testi molekular – të paktën një javë para ndeshjes për tu luajtur.

Protokolli i ndjekur e i ndryshuar ka ndryshuar e tashmë mjafton të jesh negativ 48 orë para ndeshjes, si i ndodhi Bastonit tek Inter (I shëruar të premten 16 e në fushë mbrëmë, dmth në më pak se një javë pas). Me këtë skenar, CR7 mund të shpresojë ende të luajë kundër Barcelonës. Juventus nuk do të japë deklarata zyrtare për Ronaldon, pa u zyrtarizuar negativiteti i tij ndaj Covid.

View this post on Instagram

Thursday style! ?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *