Me 111 vota pro është miratuar projektrezoluta për miratimin e kufizimin të antisemintizimit për përkujtimin e Holokaustit. Të gjithë deputetët në sallë kanë votuar pro dhe pas miratimit ka patur duartokitje në sallë.
Bashkë me deputetët në parlament kanë qënë prezentë edhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Izraelit, të cilët po ashtu kanë duartrokitur votimin. Rezoluta mbështetet në përcaktimin e Aleancës Nderkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin. Përkufizimi dënon ndjenjat e urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve, si edhe perceptimet denigruese ndaj tyre, përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe për të zbatuar standarte të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit.