• |
ide | kryesore

Flet Yuri Kim: Pse ende mendoj që parlamenti nuk e shkeli “5 qeshorin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja Amerikane Yuri Kim i ka qëndruar deklaratës së saj se me ndryshimet e njëanshme të miratuara nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor nuk u shkel marrëveshja e 5 qershorit.

“Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua… Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit” – tha Kim në një intervistë për “Opinion”.

E pyetur se për herë të parë ndryshimet në Kod u miratuan pa konsensus, ajo e quajtu zhgënjyese duke nënvizuar largimin e opozitrës nga parlamenti.

“Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar” – tha Kim.

Por a ishte “5 qershori” produkt i presionit nga komuniteti ndërkombëtar apo vullnetit të partive politike shqiptare?

“E dini, Shqipëria është një vend sovran dhe politikanët këtu janë shumë të aftë. Mendoj se iu duhej një mik për t’i ndihmuar të arrinin konsensusin. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatash shumë herë dhe mund t’ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshje dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre.

Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësit që t’i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshje deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë” – tha Kim. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Ore lapsi… Ca po thoni keshtu.
      Po ju shkruajtet me dhjetra artikuj qe ambasada amerikane ishte kunder rames se shkeli 5 qershorin.
      Po paska qen ndryshe.
      Hani ferrat e lapsit.

  1. Ju,jeni bere pakt me djallin !
    Mendoj se nuk eshte shkelur “5 Qershori “?Ti je me keq se Kinezi tjeter qe iku,Lu ?
    Te bashkpunosh me nje kriminel,hajdut e tradhtar te nje kombi as me pak e as me shume,qe Shqiptaret duhet te largojne me çdo menyre nga ky vend !!!
    Mbeshtesni klika kriminale si Bin Laden,Mubarak,Gedafi por a kane kohe Shqiptaret qe ta durojne derisa ta varin ne litar kete monster qe ju bashkpunoni me te ,hajdut e kriminel i kapur shume here ne krim,e ju fusni koken ne rere e bythet lakuriq siper,te pacipe fare!!!
    Sa here gjendet keq fare i shperfytyruar para publikut shqiptar monstra socialiste ju merreni me pordhet e mender reformes ne drejtesi !!!!!
    Turpi i botes u mbulofte,te korruptuar rende !

  2. “Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”.

    O Kim me veze, po pse e bete ate 5 Qershorin? Apo skishit ca te benit ne 5 qershor dhe u mblodhet per kafe? Nese shkon PERTEJ 5 qershorit, nuk quhet shkelje?

    Shembull: Ambasada Amerikane ka gardhin e saj. Nese shkon pertej gardhit, e futesh brenda quhet akoma qe je jashte kshu???????:))

    A mjer ne thuaj, se sjemi te zot te bashkohemi e te duam njeri tjetrin e te kemi qeveritare qe vjedhin pak (spo them qe mos vjedhin fare se ajo do ishte perfekte), ti moj zonje as do te njifte njeri kush je e ca ben ketu ne Shqiperi.

  3. E paska paguar kestin e radhes naltmadhnia qe dole ty te flasesh qe Shqiperia eshte ne rugen e duhur me reformen zgjedhore me gjykatat qe tani nuk funksionojn as gjykatat e apelit jo me gjykata kushtetuse dhe gjykata e larte me parlamentin me pushtetin vendor me arsimin me shendetsine o turpi i kineskes na iku nje kinez na edhi nje kineske po kaq budallej na dini

    1. Ne usa behet radha si tek ne dikur per kos e qumesht,per te ardhur ambasador ne shqiperi ose ne vendet ish komuniste,tashme nen zgjedhen e plakut matuf Sorros.

  4. Kjo kinezja flet si spirollalli… Eshte futur ne borderline e megahjdutit, e flet ne favor te tije… Por ne skipetaret duhet ta ngulim mire ne koke se nderkombe…aret nuk e rrujne fare per ne. Mire bejne, jemi bere si ata nxenseit e klases se pare qe i ankohen mesueses per lapsin e tije qe shoku i bankes ja theu majen. Shkretane!!! Dhitini nje mut, o opozite, mos merni parasysh asgje se qe thone,sepse jane shitur tek doçi! Rrofte Shqiperia demokratike, poshte hajdutet e tradhtaret evgjite, te hajnqeverise…

    1. Or ti shoku pa emer.
      Spaku para 3 ditesh mori letrat e akuzes.
      Ti dashke te mbaroj hetimet e te flas.
      Edhe me drejtesin e plepave, nuk mbaronte kaq shpejt hetimi.
      Ca nuk shkruajn njerzit per tu dalluar se sa te trash jan.

      1. O Wed i holl, SPAKU aty e ka pas rastin, dosjen, indiciet dhe mund te kishte hetuar jo para 3 ditesh, por para e pakta para 3 muajsh e me shume. Vetem tani qe mori vizibilitet ne media dhe plasi qelbi, u detyrua te thote qe filluan hetimet. Por ti mos u merzit, se asgje sdo ndodhe. Do ja delegojne dosjen Gjykates se Pukes se do thone nuk eshte kompetence e jona. Nuk meren ato me gjera te vogla si keto. Spaku i vihet ne shpine ndonje profesori ne Korce apo Elbasan qe marin 50 euro per provime.

        1. Mos i kthe pergjigje kelysheve te kuq.nuk ia vlen.une qe ne 97 kur erdhen ne pushtet ndyresia humane u largova nga shqiperia e jam qytetar europian.nuk kam mare pjese as edhe nje dite ne jeten politike dhe ndjej neveri per kete klase.

  5. PUTANA DIPLLOMATIKE si nuk e shkeli NUKE E SHIKON MOJ PUTANA SE PO VENDOS SISTEMIN NJEPARTIAK DHE SHQIPTARET DO VUAJNE ASHTU SIC VUAJTEN PER 45 VITE SEPSE KA KTHYER TE GJITHE ISHSIGURIMSIT NIPAT DHE MBESAT E TYRE NE PSTET KRYESORE MOJ PUTANA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *