• |
ide | kryesore

Gratë naftëtare mesazh Ramës: Kemi besim tek ju, të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë me ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e 8-të të grevës në Ballsh teksa sot i kanë përcjellë një mesazh ndryshe kryeministrit Edi Rama.

Ato sot janë shprehur se kanë besim se Rama do e zgjidhë situatën e tyre,teksa i propozojnë që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë.

Më tej ato thonë se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më uzina e naftës në Ballsh.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semurë. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”- tha njëra prej grevistëve.

Nga ana tjetër grevistet sërish këmbëngulin se do i qëndrojnë deri në fund kërkesave fillestare të tyre dhe nuk gënjehen me premtime boshe të kryeministrit.



9 Comments

  1. “”” Më tej ato thonë se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më uzina e naftës në Ballsh. ””

    Po ketu eshte problemi moj zonja.. se keto paga ja u ka borxh privati dhe jo shteti..
    Duhet detyruar privati ( qe tashme ka falimentuar) qe tju pagoje ato paga.
    Problemi eshte teper i nderlikuar se edhe nese privati paraqet se ka financa me te cilat mund te paguaje pagat tuaja , ato financa ja merr banka se ai i ka borxh dhe bankes nga e cila ka marre kredi per blerjen e rafinerise.

    Nese Rama do tju jape ju rrogat e munguara nga buxheti i shtetit ( taksat tona) ate here behet nje precendent shume i rrezikshem sepse do te perdoret ne te ardhmen per raste te tilla nga cdo biznes qe e ka ndare mendjen te falimentoje. ( he sa ja u paguan rrogat shteti ) .
    Ne asnje vend te botes nu behet kjo gje.
    Ne te njejten kohe shteti duhet te permrisoje ligjet dhe kontratat per privatet qe nese puntoret nuk paguhen per 2 muaj , ti nderpritet aktiviteti privatit dhe ti bllokohet urgjentisht e tere baza materjale per te paguar keto 2 muaj rroga.

    1. Borxhi i punetoreve eshte primar ne gjyq. Punetori ka te drejte te denoncoje punedhenesin. ne 99% te rasteve gjykata i jep te drejte. Permbaruesi i bllokon llogarite punedhenesit. Cdo lloj ligji tjeter nuk i sherben ekonomise se tregut por hakmarrjes se njerezve te frustruar..

    2. Ehuuu problemi mund te jet i komplikum per ty ndofta; meqe e thu vet ku ishte rama ta nxirrte ligjin tash sa koh apo duke dhen koncesione te ngjashme me ballahin?

  2. Keta kane votuar dhe do votojne gjithmone per qylaxhinjte militante te Ridhjerjes…Eshte e kote cdo lloj perkrahje opozitare per ta. Jane thjeshte parazite qe duan te marrin leket e taksapaguesve pas bere nje gram pune, ne kete periudhe votash..

  3. Me te vertete keta grevistet paskan qene koperstiviste te vyera prandaj i besojne ketij krimineli kryetar i sektit kriminel erdhi koha qe ta votojne prap keta te perfallat

  4. Kini besim tek ai,se do ju a zgjidhi kete hallin tuaj ,por me pare shkoni votoeni prape qe t’ju japi prape leshte e Currit.Po a ka besim tek nje i semure mendor,aka besim tek nje njeri mashtrues ,a ka besim tek nje njeri drogaxhi ,po a ka besim tek nje njeri qe vuan nga skizofrenia,a ka besim tek nje njeri -mitoman-,aka besim tek nje njeri arrogant dhe rrugac???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *