• |
ide | kryesore

Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej ditësh që kur ka rishpërthyer denoncimi i skandalit të djegësve të plehrave të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, gjithkush ka dëgjuar shpesh, nga ata që denoncojnë këtë aferë, shprehjen standart se qeveria Rama u vu e gjitha në shërbim të dhënies sa më parë të parave për një kompani anonime, pa eksperiencë, e cila mori para publike pa garë dhe pa tender. Dikush akuzon se u morën 9 vendime brenda një dite dhe dikush tjetër se ato ishin 14. Lapsi.al ka arritur të sigurojë dosjen e këtij skandali dhe është përqëndruar në atë që mund të quhet dita fatale data 16 dhjetor 2014, pra dira kur i gjithë shteti u ngrit në këmbë për ti bërë qokën kompanisë ALB tek.

Deri në këtë datë dimë vetëm një gjë: që qeveria e rilindjes kishte përmbysur strategjinë e hartuar me ekspertizë ndërkombëtare që mbetjet e saj ti trajtonte me lanfille dhe riciklim. Ajo ndryshoi strategji, duke kaluar në versionin e asgjesimit të plehrave me djegje, pra duke përdorur inceneratorët.

Natyrisht ashtu sikurse ndodh rëndom kjo u bë përmes diktaturës së urgjencës, duke shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Dyshimet janë se kompania me të cilën ishte vendosur të ndaheshin paratë ishte përcaktuar dhe asaj iu dha urdhëri të paraqiste një “ofertë të pakërkuar”. Ajo do ti merrte paratë e buxhetit pa garë dhe pa tender, me formulën e “negocimit të drejtpërdrejtë” meqë ishte gjetur alibia e “emergjencës…”

Dhe shikoni si fillon skandali i 16 dhjetorit 2014.

Në këtë ditë, sikurse duket në dokumentin poshtë kompania Albtek dorëzon ofertën e pakërkuar ku janë të përshkruara, kapaciteti, koha e ndërtimit, çmimi që kërkon… etj. (ketu poshte)

Do të ishte kriminale edhe vetëm ta imagjinoje se kjo ofertë e pakërkuar mund të pranohej brenda ditës. Por në fakt rilidasit guxojnë edhe atë që nuk e rrok imagjinata. Brenda së njëjtës ditë ashtu siç duket lart djathtas në dokumentin poshtë, kërkesa bëhet menjëherë një draft kontratë 40 faqshe…që firmoset po brenda ditës (ketu poshte).

Kush i ekzaminoi kapacitetet, çmimin, fuqinë termike këto janë çështje që mund të merret prokuroria. Por edhe inteligjencë artificiale të kishin pasur punonjësit e ministrisë së mjedisit nuk do ti kishin dhënë drejtim kaq shpejt.

Por nuk mbaron këtu ky është vetëm fillimi.

Kjo kontratë e hartuar dhe e firmosur i niset për marrje opinion ministrive të tjera.

Le të ulemi dhe të mendojmë pak. E zëmë se në atë ditë, që në ora 08 00 ende pa dalë drita se jemi dimër, dhjetor, një dokument me ofertë të pakërkuar, dorzohet në ministrinë e mjedisit. Studiohet jepet mendimi, arrihet në konkluzionin që oferta është e vlefshme dhe me çmim të arsyeshëm. Në bazë të saj hartohet kontrata 40 faqshe. Sa orë marrin të gjitha këto? Edhe vlerësimi edhe shkruarja fizike e kontratës? Pas kësaj vjen nënshkrimi. I bie që përfaqësuesi i koncesionarit mos ketë lëvizur nga zyrat e ministrisë së mjedisit. Kështu kryehet edhe frmosja. Një shpejtësi maramendëse administrative. Pastaj vjen postieri dhe e ndan në ministritë e tjera……Edhe ato mbledhin specialistët, e lexojnë rrahin mendime dhe mbërijnë në kokkluzion se kontrata është e vlefshme. Thërasin postierin dhe kthejnë përgjigje pozitive.

Por përtej dyshimeve që të ngjall kjo urgjencë qesharake…ka dhe shkelje të pastar të ligjit. Ligji shqiptar parashikon një afat ankimimi 7 ditor. Por meqë garë nuk ka, konkurentë jo e jo, ky duket një formalitet idiot. Brnda zorarit zyrtar 8 orësh, cikli është mbyllur. Po brenda kësaj date, jemi gjithnjë në 16 dhjetor 2014, kontrata negociohet dhe mbyllet. Të nesërmen në 17 dhjetor Edi Rama e ka gati për nënshkrim mbi tryezën e tij të këshillit të ministrave, financimin me 21 milionë euro të inceneratorit të parë atij të Elbasanit. Pas kësaj date fatale të 16 dhjetorit 2014 vendimi do të botohej ne fletoren zyrtare (poshte) dhe do të rridhnin edhe plot 54 milionë euro të tjera deri më tani.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Ehhh Rilindje pordha eh ne si popull qe e duam vendin tone e kemi ditur qe diten e par qe eshte zgjedhur nga ju krye hajduti Edvin droga km se vendi yne ka per te shkuar drejt gremines dhe ferrit ekonomik.??????mbajeni me shendet ooo funderrinat dhe muterit me te medhenje te ketije kombi.

  2. Mesuan keta nga Fazllici .Njelloj jane si te thuash une jam hajdut i ndershem ,por ai eshte hajdut jo i ndershem.
    Asnje nuk besohet me.

  3. EDI RAMA DHE ORGANIZATA EDHE VJEDH E GRABIT DHE NUK KA TURP FARE, thotë:

    BRAVO STAFI I LAPSI.al SI GJITHE ME FAKTE DHE PROVA E KENI KAPUR DUKE VJEDHUR EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN

  4. Ku ndryshon Draft Kontrata nga Kontrata?
    Nuk e di se si eshte ne Shqiperi po ne pergjithesi nje kontrate per sa kohe eshte draft eshte objekt rishikimi dhe nuk quhet perfundimtare….

  5. Nuk e kuptojne shpellkaret ndryshimin e draft it nga kontrata,keta shpellkare e cecene hane cdo lloj supe qe gatuan shkullaku me porosi te salihut,vazhdoni hani supe deri ne 25 prill se mbas do shkoni ne pidhin e mamit

    1. Cecene, shpellare, supe, shkullak. O kapacitet rilindes qe perserit vetem 4 fjale ne cdo artikull, u bere kaps duke ngrene sufllaqe. Sa idiot qe je mor i mjere!

    2. O pederast i Rilindjes ! vertet maloket e Saliut nuk e kuptojne draft-kontraten por edhe ti ripjerdhes miush bodrumesh komentues me pagese i droguar smund te kuptosh qe ajo draft-kontrate eshte e tille sepse miratimin perfundimtar e jep Keshilli i Ministrave pasi merr mendimin e Ministrise se Financave per leverdisshmerine ekonomike! prandaj ajo draft kontrate ka edhe nr protokolli dhe gjithe ato firma poshte qe do shkojne te gjithe ne burg.Ajo ne ate forme eshte cuar per miratim ne Qeveri qe ka marre 9 vendime brenda 1 dite duke thyer cdo rekord jo ne kete bote po ne cdo lloj sistemi galaktik!

  6. Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, Te djeg bytha o ceceni i lapsit se je vertet shpellkari i salihut ti filani loqja e majte e salihut,supen e ke falas sot te shqupi

  7. Dokumentat qe paraet Lapsi,nu jane asgje,perpara fakteve qe pame.Vertetimin me te mire,me te qarte dhe me te sakte,e beri vetem “Alarmimi i Rames”ne Opinion,kunder gazetareve,sikur t’i ishin futur ne b…the inceneratoret,e PPP,por te paguar normal,sikur te ishin ndertuar nga qeverija e tij,por e firmosi edhe arroganca e Ahmetajt,qe i transformuar krejtesisht, (as nuk ngjante fare me Ahmetajn qe si nje gjynafqar,qe kemi pare tek Zona e lire),vinte verdalle,si pordha neper breke,e nuk po i jepte “dum”as Kikise,e jo me Rakipllarit,te ciin perpiqej ta nderpriste dhe t’a corientonte.Por ky rast i ketij skandali qeveritaro-rilindas,do te na e beje te qarte edhe rolin dhe efikasitetin e veprimeve qe duhet te beje drejtesija jone e “RE” dhe e reformuar,duke filluar nga veprimet e SPAK-ut e deri ne zhbirilimin e ketij veprimi mafioz korruptiv,i krejt qeverise me Ramen ne krye dhe te gjithe anetareve te rilindjes,qe perpiqen t’a arsyetojne dhe mbrojne kete afere te pastes korruptive,neper cdo media apo TV qe dalin,per te dhene ,gjoja mendimet dhe vleresimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *