• |
ide | kryesore

Juri Kim i jep fund “filmave aksion” që tregonte Donald Lu për SPAK dhe BKH

-Instant, Kryesore, Lajme



Kush e ka harruar metaforën e Donald Lu për kapjen e “peshqve të mëdhenj”? Kush nuk u zhgënjye nga premtimet e ish ambasadorit amerikan që paralajmëronte kapjen e peshqve të mëdhenj nga prokuroria e Arta Markut?

Donald Lu iku dhe la pas memet me peshq dhe Juri Kim duket se nuk ndan të njëjtin sens humori me të, ose nuk e sheh të arsyeshme të bëjë humor. Në bisedën për reformën në drejtësi në Opinion, e pyetur nga Fevziu për metaforën e peshqve të mëdhenj, Kim u përgjigj ftohtë, duke e zhvlerësuar shprehjen e paraardhësit të saj si një shpërqëndrim nga faktet.

Blendi Fevziu: Kemi dëgjuar për shumë kohë që peshqit e mëdhenj do të kapen dhe do dalin para gjykatës. Deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj?

Ambasadorja Kim: Blendi, ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.

Një tjetër moment kur Kim u nda në qëndrimet që mbante Donald Lu, ishte kur kërkoi që t’i jepet fund pritshmërive fëminore nga SPAK dhe BKH, njësoj sikur këto të jenë pjesë e filmave aksion.

“Mendoj se duam që çdo gjë të ecë sa më shpejt që të jetë e mundur por duhet edhe të sigurohemi që, teksa ecin përpara, ta bëjnë këtë me themele të forta, sepse nëse nxiton ekziston rreziku për të dështuar. Dhe nuk duam të dështojnë. Përsëris edhe një herë: propagandë. Ata që nuk e duan reformën në drejtësi paraqesin pritshmëri tepër të larta që nuk mund të arrihen tani; mendoj se po krijojnë këtë përshtypje sikur reforma në drejtësi, BKH, prokuroria e posaçme, SPAK, janë si ndonjë film aksion”.

Në fakt krahasimin me filmin aksion “The Untouchables” (Të paprekshmit) e ka bërë Donald Lu kur lajmëronte krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Donald Lu madje ishte aq detajist kur tregonte filmin, saqë citonte Shon Konerin duke transmetuar në opinionin publik idenë se SPAK dhe BKH do të bënim namin kundër krimit dhe të korruptuarve. Lexoni çfarë thoshte ish ambasadori në mars të vitit 2016.

“Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar “The Untouchables” (Të Paprekshmit). Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert DeNiro luante rolin e gangsterit Al Kapone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “të Paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin, por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago qe e mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë, kjo njësi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshëm. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri – një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që kjo të jetë pjesë e funksioneve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH-së, e bërë sipas modelit të FBI-së amerikane”

                                                                                                                     Donald Lu, mars 2016

“Më lejoni ta përfundoj me një citim nga filmi “të Paprekshmit”. Njëri prej policëve elitarë, i luajtur nga Sean Connery, e pyet prokurorin që është kreu i të Paprekshmëve: “Ju më thatë se donit të kapnit Kaponen. A doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është: çfarë jeni të përgatitur të bëni?” Prokurori i përgjigjet: “Gjithçka brenda ligjit”

                                                                                                                      Donald Lu, mars 2016

Juri Kim gjeti në Tiranë pritshmëri të larta për SPAK dhe BKH, pikërisht për shkak të deklaratave të tilla. Por tashmë që Shqipëria nuk ka ende as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë dhe një prokurori të telendisur nga ndërhyrjet politike, fryma e filmave aksion është e pavend.

Pikërisht për këtë, në intervistën për Blendi Fevziun në Opinion, mesazhet e ambasadores qenë krejt ndryshe nga parardhësi i saj. Me këmbë në tokë dhe duke shmangur tonet pompoze, Juri Kim la mënjanë frymën e propagandës që ka karakterizuar në përgjithësi ndërkombëtarët kur flitej për reformën në drejtësi, si një sukses i padiskutueshëm.

Ambasadorja i qëndroi linjës se reforma në drejtësi ka ecur para kur tha se “katër vjet e katër muaj është një kohë e gjatë, ama më duhet të them që është bërë përparim”, por u rezervua për t’u shprehur e kënaqur nga rezultatet e deritanishme.

“Unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensifikojnë përpjekjet” u shpreh ambasadorja, pa përmendur emra se kush është kundër reformës në drejtësi.©Lapsi.al



21 Comments

    1. Kjo eshte ambasadorja me e mire, qe e cila i dha nje dush me uje te ftohte shqiptareve.

      Shqiptaret e shkrete i kane syte tek amerika, vendet perendimore, ca te tjere tek vendet aziatike, por nuk kuptojne se te gjitha perfaqesite diplomatike perfaqesojne interesat e vendit te tyre. Atyre nuk u behet vone se kush eshte ne qeveri, mjafton qe te marrin ate qe u intereson.

      Kjo ambasadore, per mua me e mira deri tani, pa hipokrizi i tha shqiptareve: “gomarin e nxjerr nga balta vetem i zoti”,

  1. Pse ju te gazetes Ilir Mutit nuk e dini se kush eshte kunder reformes ne drejtesi!?
    Edhe ne qofte se nuk e dini pyetni te Mbyturin ne Mutin e Kristaqit i cili eshte anali me i madh i opozites.

    1. Te qifesha kurven ty kristaqit rames spiropales lali fikut gramozit ilirit donald luse kimit vlautinit sorekes Europes BE dhe USA ku ti keni shkerllata.

    2. Sapo pyeta mamin tend.
      Edhe ajo eshte pro hapjes, se negociatave.
      Ka qene gjithmone pro, qe kur ishte brigadiere

  2. Te qifesha kurven ty kristaqit rames spiropales lali fikut gramozit ilirit donald luse kimit vlautinit sorekes Europes BE dhe USA ku ti keni shkerllata.

  3. Peshqit e medhenje ne shqiperi cajne rrjeten nuk ngelin ne rrjet ne rrjete ne shqiperi ngelin te vegjelit AS TE MESMEIJ .KETA AMBASADOR SORJAN TE JETE E ZONJE FLET PER KE VOTON E PRA KJO VATON BIDE, DHE DONALT KETA SHUSHUNJE SQ JANE SHTRISRE NE GJITHE BOTEN SORJANE DELLJANET KINEZET RRACE MUTI RRACE PA GJAKE MASHTRUES QE MASHTROJNE DHE VETEN FAMILJEN ATEDHEUN…………..

  4. Shume eshte folur dhe rezultate zero.
    Pyetja e Fevziut flet shume. Jo vetem qe nuk ka pasur arrestime per rastet e dukshme te kurrupsionit por kane dale nga burgu edhe ata qe ishin brenda. Keto kane ndodhur edhe gjate mandatit te zonjes ambasadore.
    Pse duhet ta besojme ate tani?
    Njerezit duan rezultate te prekshme e jo deklarata qe qetesojne publikun. Fakte.

  5. Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, Shba i caktoje ambs Lu votimin reformes ne drejtesi me koken poshte te pisave salih like basha e te tjere ne kuvend dhe ndryshimet kushtetuese kjo ishte puna e Lu ne shqiperi o shpellkare,kjo tjetra ka gjykaten kushtetuese dhe te larte bkh dhe arrestimet qe di beje spak dy peshqit e kundershtaret e medhej salih e meta dhe kelyshi lulzime

  6. Deri tani ishim pritshmeri qe SPAK do bente dicka. Tani qe erdhi koha qe duhet te beje ndonje gje, na thuhet qe SPAK do kthehet ne ASPAK. Ne per ASPAK kishim me mire Adriatik Lallen. Nuk kishte nevoje te paguante njeri para, dhe te na e benin koken dhalle me perralla. Perfundimi eshte qe jemi njesoj, ne mos me keq se me pare. Me pare kishim nje drejtesi qe nuk donte te perplasej me pushtetin, tani kemi nje drejtesi te verber ngaj pushtetit.
    Faleminderit Reformes dhe atyre qe e mbeshteten.

  7. Nje fakt I rendesishem znj.Kim perse Spaku hoqi dore nga dosjet e vjedhjes se votave dhe ja delegoi prokurorise ne Diber, ku ka ceshtje me te rendesishme.
    Kjo tregon qe SPAK nuk do te merret me politikanet por me ate profesorin e zi nga Korca qe e arrestoi per 200 euro. Per kete u ngrit SPAK.
    DERI TANI ESHTE NJE DESHTIM I PLOTE. Ne Kroaci kryeministri Santander u fut ne burg per nje ore qe ja kishte dhuruar nje biznesmene I cili kishte perfituar favore te tjera, Tek ne vidhet me PPP e koncesione skandaloze dhe asgje.
    Kam pershtypjen qe po harxhohen kot edhe taksat e popullit amerikan, dhe ketu ka te drejte Presidenti Trump!!

  8. Nga gjithë kjo pompë e madhe propogandistike se SPAK do të bëjë namin për të goditur korrupsionin e krimin në sferat e larta të politikës, sipas ambasadores Kim, shpresa e vetme ka ngelur BKH.

    Por meqë në krye të BKH u zgjodh nëndrejtoresha e policisë së përgjithëshme të Ramës, znj.Hajnaj , a do të ketë kurajon BKH që të hetojë qeverinë Rama ?

    Rama deklaroi në sy të ambasadorëve se SPAK-u do të fus në burg juristët e korruptuar e nuk ka punë me politikanët.
    Si nuk i vajti mëndja Fevziut që ta pyeste ambasadoren Kim për këtë deklaratë të Ramës ?
    Sidoqoftë shqiptarët duhet të bëjnë durim e të presin se çfarë do të bëjë BKH

  9. Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.

    Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.

    1. Jemi në hall se si do tju vejë puna 400 mijë shqiptarëve që kan ikur në Europë nga keqqeverisja e Ramës, kurse ti po të ngrënka meraku se përse presidenti po i jepka shtetësinë 40 shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.
      Mandej , vërtet kujton se po e largon mendjen e shqiptarëve nga vjedhja e madhe me inceneratorët që ka bërë kjo qeveri, duke postuar këtë fragment nga mediat Meros apo Bolinos ?
      Kur të lexosh ndonjë shkrim që ka lidhje me presidentin, “komento” edhe ti meqë e paske me qejf këtë temë

  10. Pordhe me rigon z. Kim , je bere pal me qeverine e do ma mbushesh mendjen per aspakun .Qe kur nuk hetoje vjedhjen e votave mori fund spaku e u kethye ne grup kriminal qe mbulon krimet e qeverise e ju z . Kim nuk e di jeni ambadadore e Kines apo SH.B.A ve ?Mua me duket beni bere avukate e krimit qeveritar

  11. Mos duhet të presim edhe ne shqiptarët sa Rama të verë spaletat e gjeneralit si Llukashenko në Bjellorusi, e pastaj të shohim rezultatet e reformës në drejtësi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *