• |
ide | kryesore

Kërkohej për drogë, arrestohet 30-vjeçari

Lajme, Të fundit



Gjashtë persona të arrestuar në pak orë nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre, shtetasi me inicialet R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij.

Për shkak të plagëve ajo është dërguar në spital për mjekim, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në pranga ra edhe shtetasi me inicialet A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. Ç., 64 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. C.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
-Gjatë natës, në Shkozë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit V. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *