• |
ide | kryesore

Kërkohej për ushtrim të veprimtarisë së lëndëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari në Theth

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Thethi”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacionit “Thethi”, i finalizuar rreth dy javë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. D. 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u konstatuan duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *