• |
ide | kryesore

Kosovë/ Del përpara gjykatës i dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit

Zyrtari i Ministrisë së Financave Labinot Gruda, i cili dyshohet për zhdukjen e e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka dalë sot para gjykatës ku pritet që të vendoset masa e sigurisë. Vendimi për të dyshuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pritet të bëhet i ditur brenda ditës. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Veton Rrecaj, avokat mbrojtëse i të dyshuarit, tha se ende nuk është vendosur masa, por që presin vendim të drejtë nga trupi gjykues. Ai shprehu besimin e tij për pafajësinë e klientit që mbron.


“Vendimi pritet pas orës 13:00, ne shpresojmë në një vendim të drejtë nga gjykata dhe kemi besim të plotë në pafajësinë të të mbrojturit tonë“, tha ai. Rrecaj tha se Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete për të mbështetur pretendimet e saj karshi klientit të tij. Dyshimet e para janë se zyrtari Gruda ka kryer vjedhjen përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu