• |
ide | kryesore

Kosovë/ Gjendet i vetëvrarë një burgosur

Lajme, Të fundit

Në burgun e Dubravës është vetëvrarë një i burgosur. Lajmi bëhet me dije nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa është theksuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41 minuta.


“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes.Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për media.


Gjithashtu u theksua se në bazë të raportit mjekësor të stacionit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për të cilën është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu