• |
ide | kryesore

Kukësi me tre sulmues për “fajin” e Ibraimit: zbulohet formacioni titullar i Gegës

-Instant, Sport



Nuk është se nuk parapëlqen të jetë ofensiv por, si ish-mbrojtës, për Skënder Gegën ekuilibrat janë ato që kanë më tepër rëndësi në skuadër. Vetëm se ndonjeherë lojtarë të rëndësishëm të bëjnë të gjesh mënyrën e duhur për ti marrë më të mirën, duke sakrifikuar ndonjë gjë nga preferencat. Ardhja e Ibraimit, ylli i ri i skuadrës kuksiane, një që portën ndoshta e njeh më mirë se kushdo tek blutë e ka bërë teknikun Gega të shkojë drejt opsionit tredhëmbësh në sulm. Me Eze, një qendërsulmues i pastër, i fuqishëm e agresiv në zonë, nuk mund të anashkalohet eksperienca dhe kualiteti i ish-sulmuesit të Shkëndijës, që në idetë e teknikut do të jetë pak më i tërhequr, bashkë me Gashin, por në sulm me tre lojtarë, ku ai që do të sakrifikojë dicka në aspektin difensiv do të jetë pikërisht ky i fundit.

Mesfusha për të suportuar treshen e sulmit do të jetë me katër, krejtësisht innovative me Demirin e sapoardhur e Lulajn në krahë, opsion që mund ti kthejë në mbrojtës të shtuar kur Kukësi nuk është në zotërim të topit. Mateus Leira e Taipi do të luajnë lojën në një modul që duket 3-4-3 me Etemin Horic e të riun Bytyci, për një tjetër repart krejtësisht të ndryshuar, në krahasim me një vit më parë, kur blutë arritën vendin e dytë. Nuk i ka shpëtuar edhe porta erës së ndryshimeve ku titullar ka bindur teknikun të jetë Elezaj, 24 vjecari produkt i të rinjve të Juventus.

Kështu, i ri në përbërje, i paparashikuar për atë që mund të japë në fushë, por me plot kualitet e energji, Kukësi bëhet gati të sfidojë pritshmëritë për të qenë edhe njëherë kandidat për titull…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *