• |
ide | kryesore

Mitsotakis: Ajo që po bëjmë me Shqipërinë është mënyra se si shtetet serioze gjejnë zgjidhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Vjen për herë të parë reagimi edhe nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me vendimin që palët, Greqia dhe Shqipëria, t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit detar.

Komentet Mitsotakis i ka bërë pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare të jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” u shpreh Mitsotakis.

Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dy ditë më parë, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.



1 Comment

  1. Ky nuk eshteti shqiptar ku eshte nga vunoj pra eshte nje grek i thekur teper i thekur qe e ka prite ka 40 vite kete dite qe te ndimoj kombin dhe rracen e vete dhe me duket po ja arrin ………………..ku eshte vunojas pra nga mali shpellar thoj pa prer….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *