• |
ide | kryesore

Moti i keq në Greqi/ Përmbyten rrugët, ndërpritet energjia elektrike

-Instant, Lajme, Planet



Reshje të dendura shiu kanë goditur pjesën jugore të Greqisë. Kreta dhe zonat përreth janë pushtuar nga uji. Një situatë e rëndë raportohet në vend ku përveç shkatërrimit të ullishtave dhe pemëve të shumta, mediat lokale raportojnë edhe shumë kafshë të ngordhura.

Po kështu, në Nea Alikarnasos të Kretës një numër i lartë makinash janë përmbytur nga uji. Në rajonin Hanje ka pasur rrëshqitje dheu e banorët e Rodosit, Santorinit dhe Naksosit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *