• |
ide | kryesore

Paketa anemike/ Basha komenton raportin e FMN: Shqipëria, e fundit për investimet e qeverisë për pandeminë

-Instant, Lajme, Të fundit



Paketa anemike i ka quajtur lideri demokrat Lulzim Basha dy paketat ekonomike që dha qeveria për krizën e Covid-19. Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar edhe në lidhje me të dhënat e publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i takon investimit për situatën e Covid-19. Në një konferencë për mediat, Basha akuzoi kryeministrin Rama se çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e tij situatën e vështirë ekonomike.

“FMN, ka treguar dje se Shqipëria, kolona e fundit e kuqe,  ka investuar 0.86 % për t’u përballur me pandeminë. Është vendi i fundit në Europë. Tani atë që çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e vet, në tavolinën e tyre, atë që çdo prind e di fare mirë mbi pamundësitë për të financuar veshmbathjet, e ushqimin, atë që pacientet e dinë s’e kur COVID i sëmurë, është pamundësi, pasi Rama nuk i’u përgjigjet njerëzve. Këtë realitet sot e keni të shpallur nga një nga institucionet e rëndësishme të botës, FMN. Një vend me dy paketa anemike, që nuk u disbursuan të plota. Kaq lekë ndau Edi Rama, ndërkohë që shqiptarëve iu mori 40 herë më shumë si taksa, tarifa. Ja ku është e vërteta e shpalosur. Ja ku është problemi dhe përgjegjësi për këtë problem është njerëzi që në kushtet e krizës, paratë i çon në afera korruptive. Mendja e një njeri normal do të donte që një kryeministër sado jo normal, të thoshte; kaq pak lekë sa iu kam dhënë qytetarëve, premtimet që iu dhashë, bonusin për mjekët, të paktën meqë po vjen viti i ri buxhetor të bëjë diçka”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *