• |
ide | kryesore

Pandemia dhe zgjedhjet/ Sa keq do shkojë ekonomia në 2021

-Instant, Kryesore, Lajme



Për vitin 2021, buxheti do të jetë 5.87 miliard dollarë. Normalisht është më i madh se një vit më parë, me një rritje prej 81 milion dollarësh.

Duke qenë një vit elektoral, buxheti parashikon jo vetëm indeksimin e pensioneve por edhe rritje të pagave të mjekëve dhe të mësuesve. Bollëku i fushatave elektorale, përfshin edhe mbledhjen e më pak taksave: nga 1 janari hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar për bizneset me xhiro deri në 10 milion lekë, zerohet tatimi mbi fitimin për biznesin deri në 14 milion lekë dhe hiqen taksa mbi naftën në sektorin e bujqësisë.

Por buxheti nuk parashikon fonde për paketë ndihme për situatën e Covid-19. 280 milion dollarë janë parashikuar për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Por pavarësisht se qeveria e ka hapur thesin këtë vit, sinjalet janë se viti 2021 nuk do të jetë i mirë për ekonominë e shqiptarëve.

Banka Boterore

Rimëkëmbja do të jetë e pasigurtë thuhet në një raport të Bankës Botërore, që fokusohet mbi ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për vitin e ardhshëm. Rajoni është në recesion dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.

Sipas parashikimit të pranverës, Banka Botërore kërkonte kujdes për shkak se rritja ekonomike shqiptare do të tkurrej me 5%, ndërsa tani ka kaluar në një skenar akoma më të keq dhe kontraktimi parashikohet të jetë në -8.4%.

Shkaqet fillojnë “nga ulja e konsumit privat, i cili pritet të ketë një kontribut negativ prej 5.2 pikë përqindje në rritjen ekonomike dhe nga eksportet që pritet të kenë kontribut negativ prej 3.4 pikë përqindje në rritjen ekonomike”. Sipas Bankës Botërore “pavarësisht gjithë financimeve të qeverisë për rindërtimin pas tërmetit, investimet pritet të kontribuojnë me vetëm 0.2 pikë përqindje në rritje”.

Raporti vlerëson se “të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal, pritet ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4 përqind të PBB-së”.

Por ajo që nënvizohet në raportin e Bankës Botërore është se “për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale”.

Paralajmërimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Shkak mbetet pandemia dhe pasojat e saj në xhepat e shqiptarëve.

Të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të jenë 4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë që ishin një vit më parë. Në terma makroekonomikë, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit.

Pandemia e kthen ekonominë dy vite pas në kohë, pasi Shqipëria do të arrijë nivelin ekonomik të vitit 2019 më 2022, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas të dhënave, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë (PBB) do të jetë 14 miliardë dollarë, ose 1.24 miliardë USD më i ulët se në vitin 2018. Në fillim të pandemisë, Fondi parashikoi se humbjet do të rikuperoheshin gjatë vitit 2021, pasi ekonomia do të rritej me 8%. Por ky projeksion ka ndryshuar me rishikimin e detajuar të ekonomisë shqiptare gjatë misionit të fundit të FMN, ku është arritur në përfundimin se ekonomia do të rritet pak më shumë se 5% më 2021.

Miliarda për konçensionet edhe në vitin 2021

Pavarësisht dy goditjeve, tërmeti dhe pandemia, dhe synimit për rimëkëmbjen e ekonomisë, qeveria aktivizon 6 kontrata të reja me Partneritetin Publik Privat me vlerë 1.7 miliard euro, ose 2017.5 miliard lekë.

-Vlera më e madhe i takon koncesionit për segmentin Milot-Fier-78 miliardë lekë.
-Projekti i dytë më i kushtueshëm është dhënia me koncesion e PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore- 20 miliardë lekë
-Projekti i tretë është koncesioni i Aeroportit të Vlorës-12 miliardë lekë
-Projekti i katërt, koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore- 5 miliardë lekë
-Projekti i pestë është shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik PKI- 208 milionë lekë
-Projekti i gjashtë është përmirësimi i infrastrukturës rekreative në qytetin e Elbasanit-882 milionë lekë.

Për momentin pandemia ka krijuar një situatë të vështirë në financat publike, pasi qeveria po merr borxh për paga, pensione dhe pagesën e interesave të borxhit. Një fakt i tillë po ndodh për herë të parë që prej vitit 2013, në vitin e fundit të qeverisjes Berisha. Shkak për këtë situatë është bërë dhënia e dy paketave të ndihmës financiare për pandeminë dhe rënia e të ardhurave nga taksat në buxhet. Në total për 9- mujorin e këtij viti, të ardhurat u tkurrën me 360 milion dollarë krahasuar me janar – shtatorin e një viti më parë, ndërsa shpenzimet rezultuan 200 milion dollarë më të larta. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro,

  2. Ja dhe dordomuzi Rama bertet,
    porsi Gamori kur ze edhe pellet,
    llap dite e nate, grin per gjithcka,
    vec per Ekonomine bytha s’ja mba,
    del e tregon perralla e romuze koti,
    se keshtu qeveriset kujton ky idioti,
    me te lartin ne 30 vite Borxhin publik,
    edhe del e trego barzaleta ky epileptik,
    pas kepuce si mutin ka HaMutajn miush,
    Ekonomi e shkatrru nga dhaskal karabush,
    kur e pyesin Ramen per shifrat ne Ekonomi,
    derr-derr derdellit debili se asgje hic nuk di,
    qeveri deshtimi plot me ministra derdimen,
    ne krye te saj si gjeli maj plehut Rama legen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *