• |
ide | kryesore

Perez në dhomat e zhveshjes trondit Zidane: dy ndeshje afat për të vazhduar si trajner i Real

-Instant, Sport



Një humbje e papritur, e pabesueshme për shumë arsye por që ka hijen e lamtumirës së Zinedine Zidane. Pas dështimit kundër Shakhtar tekniku i Real Madrid ka dy ndeshje për të rifituar pozitën e tij, në kërkim të karikojë një ambjent krejtësisht depresiv: para së gjithash Clasico kundër armiqve të përjetshëm, Barcellona e pastaj sfida e Champions League kundër Borussia Moenchengladbach që ka treguar në San Siro sa vlen. Vizita blitz, vetëm tre minuta, e presidentit Perez në dhomat e zhveshjes kanë certifikuar momentin jo të skuadrës. Fytyra të zymta e të gjithë kokëulur, gati të dorëzuar.

Zidane ka premtuar të rregullojë problemet e pazgjidhura të skuadrës, por është e qartë se skuadra ka limite të mëdha edhe në karakter. Humbja e dytë e shëmtuar, pas saj me Cadiz, zbulon një situatë që mund të degradojë shpejt. Mungesa e publikut ka bërë që llogaria të ishte më pak e kripur, por tani Perez (njeriu që donte fort rikthimin e Zidane), ka vënë gjithcka në fije të perit. Tani duhen rezultate. Asgjë më shumë e asgjë më pak.

“Më vjen keq për atë që po ndodh (dy humbje radhazi), nuk e pashë skuadrën si ia kisha kërkuar djemve. Luajtëm keq, ka pak për të thënë. Tani mendja tek Clasico”, ka thënë Zizou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *