• |
ide | kryesore

Raste me COVID-19 në “Britain’s Got Talent”, izolohet juria

-Instant, Paparazzi, Slider



“Britan Got Talent” duket se gjatë këtij viti do të ketë ngecje, për shkak të pandemisë coronavirus.

Duket se gjatë rrjedhës së këtij audicioni, disa pjesëtarë të ekipit janë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Daily Mail. Këtë e ka bërë të ditur, Ashley Banjo, i cili po qëndron si zëvendësues i Simon Cowell, në vendin e gjyqtarit. Në në paraqitje televizive, ai u shfaq nga shtëpia, me një lidhje të drejtpërdrejt, ndërsa bëri të ditur se është izoluar. “Nëse e kuptoni që ka teste pozitive përreth, gjithmonë është më mirë për t’u siguruar. Shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull”, është shprehur ai.

Të paktën tre anëtarë dolën pozitivë para ditës së parë të xhirimeve, që do të thotë se Ashley dhe kolegët e gjykatësve Alesha Dixon dhe David Walliams shkuan në vet-izolim. Mendohet se ata kishin hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me një nga anëtarët e ekuipazhit, ndërsa Amanda Holden thuhet se nuk e kishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *