• |
ide | kryesore

Rëndohet gjendja nga Covid në Maqedoninë e Veriut, 640 raste të reja dhe 12 persona të vdekur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shifra të larta të infektuarish me Covid vijojnë të shënohen ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit nga 2.634 testime, janë regjistruar 640 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

Prej rasteve të reja 272 janë në Shkup, Kumanovë 43, Dibër 5, Shtip 17, Prilep 41, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 11, Manastir 10, Ohër 24, Kavadar 41, Gostivar 12, Gjevgjeli 11, Strumicë 24, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 20, Probishtip 3, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë 4, Dellçevë 3, Sveti Nikole 7, Kërçovë 17, Resnjë 4 dhe Negotinë 10.

Gjithashtu gjatë 24 orëv etë fundit në Maqedoni janë shëruar 143 pacientë. Ndërkohë pacientët që kanë humbur jetën janë 2 nga Velesi (79 dhe 89), shtatë pacientë nga Shkupi (63, 78, 70, 73, 70, 71 dhe 64 vjet), një pacient nga Prilepi (73), një nga Shtipi (72) dhe një pacient nga Strumica (85).

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë infektuar 25.473 pacientëve, prej të cilëve 18.047 janë shëruar dhe 874 kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *