• |
ide | kryesore

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse , plane për një fejesë

-Instant, Paparazzi, Slider



Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, dhe tani ata po mendojnë të bëjnë diçka më shumë për lidhjen e tyre.

Ylli i “Twilight”, 34 vjeçar, dhe modelja, 28 vjeçare, thuhet se kanë menduar të fejohen së shpejti, por që akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare, sipas E! News. Një burim pranë tyre, tha: “Rob dhe Suki patjetër që kanë diskutuar të fejohen por nuk janë në nxitim”. “Suki nuk po e vë atë nën presion dhe ata të dy janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”. Duke folur për lidhjen e tyre, burimi vazhdoi: “Ata janë një kombinim shumë i mirë. Ata janë duke kaluar kohë të mirë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar, lidhja e tyre veçse po rritet dhe po bëhet më e fortë”. Familja e aktorit, e pëlqejnë shumë Sukin dhe mendojnë se është perfekte.  Çifti filluan takimet në vitin 2018, të cilët për herë të parë u fotografuan së bashku në Notting Hill.

Të njëjtit edhe gjatë vitit të kaluar u spekuluan për një fejesë të mundshme, pasi kaluan një pjesë të madhe në shtëpinë e Waterhouse në Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *