• |
ide | kryesore

Shifra alarmante infektimi/ Bullgaria vendos mbajtjen e maskave në rrugë

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet bullgare kanë marrë masa parandaluese duke urdhëruar banorët të mbajnë maska në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Mbajtja e maskave në Bullgari është e detyrueshme në publik kur nuk është e mundur të mbash një distancë më pak se 1.5 metra.
“Ne jemi në një situatë shumë serioze,” tha ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov të enjten, ditën kur shteti regjistroi një rekord 1,472 infeksione të reja dhe 29 vdekje. Rreth 20% e të testuarve janë pozitivë. Bullgaria, një vend me një popullsi prej 6.9 milionë, ka 14.869 raste aktive. Deri më tani, 1.048 njerëz kanë vdekur nga koronavirusinë dhe vetëm në 24 orët e fundit, 45 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *