• |
ide | kryesore

“Sikur Mala e Asani të ishin…mbrojtës”: dëshira e çuditshme e Ilir Dajës, që nuk e harron titullin kampion

-Instant, F1, Sport



Me merkato të bllokuar, me një trajner të ri, e me ndonjë firo të rëndësishme në skuadër, Partizani, gradualisht, po merr formën e dëshiruar nga Ilir Daja. Natyrisht, vonesa e kampionatit do të sjellë ngjeshje të kalendarit e në këtë pikë ajo që tekniku kërkon të shohë është një skuadër sakrifice. E nevojshme nëse kihet parasysh se në organikë janë shumë e sulmues e pak mbrojtës. Kjo gjë e ka bërë teknikun, që duhet të ngushëllohet me faktin se ka rigjetur dy pedina të rëndësishme të Partizanit kampion, të rehabilituarin Mala e të rikthyerin Asani, të dëshironte ti kishte …mbrojtës: “Janë dy lojtarë të rëndësishëm që shpresoj shumë të na japin atë kapërcim në kualitet të kohës së titullit. Vetëm se duke parë situatën në të cilën ndodhemi do të doja që ata të dy të ishin mbrojtës” ka thënë me batutë Daja.

Për një skuadër që është renditur në vendin e 6, pa mundësi blerje e me përpjestim të zhdrejtë në numra, titulli duket një objektiv i largët. Por jo kur emrin e ka Partizani. Daja nuk gjen justifikime në asgjë, për të mos synuar trofeun, edhe pse kërkon ti marrë gjërat me radhë: “Në momentin kur merr drejtimin e Partizanit ti e ke të qartë se cfarë kërkohet nga ty, cfarë presin tifozët cfarë duan drejtuesit edhe pse nuk e artikulojnë – tha Daja në një intervistë për RTSH Sport -. Ne ndaj jemi këtu, nuk dua të fshihem pas justifikimeve, por do ti marrim gjërat me radhë”.

Të kuqtë kanë marrë kohën e duhur për tu përgatitur për sezonin e ri, por duke i parë në kompleks të gjithë komponentët, tekniku ndihet gati për të nisur një sezon, në nivele të larta, ashtu si i takon statusit të klubit dhe vetë trajnerit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *