• |
ide | kryesore

Skandali/ Nxënësja e infektuar me koronavirus, termometri i shkollës nuk funksiononte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në shkollën fillore ‘Shote Galica’ në Fushë- Krujë ka rezultuar me Covid 19 një nxënëse në klasën e tetë duke shkaktuar frikë dhe panik të bashkëmoshatarët e saj.

Lajmin e kanë bërë të ditur nxënësit duke treguar që shoqja e tyre ishte me temperaturë 39 gradë ndërsa termometri tregonte 34 gradë.

Është e paqartë nëse ka nxënës të tjerë të infektuar, por sipas dëshmive të tyre, në shkollë nuk respektohet distanca e sigurisë dhe masat e tjera të parashikuara nga Ministria e Arsimit.

“Nxënësit rrinë afër njeri tjetrin ndërsa në autobusat dhe furgonat e shkollës ata rrinë ngjeshur duke u bërë një burim i madh infektimi.”- thanë nxënësit për Fax News.

Disa nxënës në shkollat Bubqit, Borizanës, Luzit, Larushkut dhe Niklës transportohen për në shkollat e Fushë Krujës, pasi në këto zona shkollat i ka prishur tërmeti i rënë me 26 nëntor.

Deri tani akoma nuk dihet se cili ishte burimi i infektimit të vajzës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *