• |
ide | kryesore

Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët shqiptarë nuk e duan Daçiç si kryeparlamentar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç është propozuar të jetë kryetar i ardhshëm i kuvendit të Serbisë. Ky propozim ka ngjallur shumë kundërshti dhe përplasje në seancën e Kuvendit nga deputetet e Luginës së Preshevës.

Deputetët e listës “Lugina e Bashkuar–SDA Shanxhak”, kanë kundërshtuar propozimin e socialistëve, pasi sipas tyre Daçiç nuk është simbol i demokracisë. Në një prononcim për mediat, deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar se ai bashkë me deputetët e tjerë të listës nuk do e mbështesin propozimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *