• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Amerikë/ Pse serbët janë me Trumpin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërkohë që në Shqipëri dhe në Kosovë, ndryshe nga katër vite më parë këtë herë pothuajse është fashitur tifozllëku i politikanëve të lartë për zgjedhjet presidenciane në SHBA, fqinjët tanë serbë Serbë e kanë ndarë mendjen: të gjithë janë njëzëri pro rizgjedhjes së Trump. Ky është konkluzioni që ka arritur revista franceze që pasqyron shtypin ndërkombëtar, “Courrier international” në një dosje që i ka kushtuar sfidës së fillim nëntorit dhe mënyrës se si po reagojnë shtetet e ndryshme të globit ndaj saj. “Rizgjedhja e Trump është në interesin e serbëve. Ai nuk ka nisur asnjë luftë, ai ka tronditur NATO-n, ai po tërheq ushtarët nga Gjermania dhe caktoi Riçard Grenellin si emisar për dialogun serbi Kosovë” citon revista franceze një intervistë që i ka dhënë gazetës serbe “Politika”, Olga Ravesi, liderja e diasporës serbe pro Trump në SHBA.

“Fitorja e Republikanëve dhe e Trump është më e mirë për Serbinë sepse ai nuk e quan dosjen e Kosovës një çështje të mbyllur” ka thënë për Blic, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Për më tepër fitorja e Joe Biden mund të rrëzojë marëveshjen ekonomike që nënshkruan në 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë liderët e Prishtinës dhe Beogradit.

‘Kjo e ka bërë presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të marrë anë për rizgjedhjen e Trump dhe të shprehet i zhgënjyer me fushatën që po zhvillohet kundër tij në SHBA”, shkruan Courrier International.

Revista po ashtu thekson se që në 2016 serbët u reshtuan pas biznesmentit milioner pasi e panë fitoren e tij kundër Hillarit si një revansh kundër klanit Klinton dhe sodomos kundër burrit të saj që qe presidenti që vendosi për bombardimin e Serbisë.
Katër vite më parë në shtypin serb u botua një intervistë e kandidatit republikan për president ku pretendohej se ai u ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s.

“Bombardimi i serbëve, aleatëve tanë në të dyja luftërat botërore, ishte gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e (Bill) Clintonit u ka bërë shumë të këqija, por edhe gjithë Ballkanit, nga i cili ka krijuar një kaos”, u citua të kishte thënë për serben “Nedeljnik”, Donald Trump. Por menjeherë këtë citim që u mor edhe nga media prestigjoze botërore stafi i fushatës së Trump e mohoi aty për aty.

Burimi: Courrier international/ Pergatiti Lapsi.al

 



8 Comments

  1. ky lajm shkon per te gjith klyshat e kurvave me bindje te djathta por me portofolin bosh dhe pa brek ne bythe (ne shqiperi jane me shumice) qe mbrojne trump.
    Bindjet ideologjike ju shkojne ndesh interesave personale (dhe monetare) o injoranter

  2. Po ata shqiptaro amikanët që votojnë Trump janë injorantë?Ata janë ajka e shqiptarëve dhe janë më të zgjuar se ty që ofendon.Ai që ofendon tregon injorancë tipike komuniste.

  3. Nuk ka sepse ti referohemi korrierit të internacionales socialiste franceze , në gjykimet se sa pro serb apo rus qenka Trunp.
    Vërej se si argument për të motivuar “dashurinë e madhe të serbëve për Trump”, është rihedhur në tregun propogandistik një gënjeshtër e demaskuar botërisht.
    Pretendimin se Trump paskej qenë kundër bombardimit të Serbisë nga NATO, e përhapi një gazetë serbe duke shtrembëruar deklaratat e tij.
    Tashmë dihet botërisht se pas reagimit të z, Trump, gazeta serbe u detyrua ra heqë ate gënjeshtër e të kërkojë falje.
    E vërteta është se z.Trump kishte mbështetur idenë e disa gjeneralëve të Pentagonit, që mendonin se e vetmja rrugë për të shkatëruar strofkullën e Hitlerit të Ballkanit, Millosheviçit, ishte që NATO pas bombardimeve të parashutonte në Beograd trupat ushtarake.
    Sot ky mendim i tyre është vërtetuar si i drejtë.
    Me marëveshjen e Kumanovës, Millosheviçi vërtetë u detyrua të tërheqë trupat e tij nga Kosova, ama ai vazhdoi të qeverisë Serbinë e sot në qeverinë serbe akoma vazhdohet me mendësinë millosheviçiane se Kosova është Serbi.
    Nëse aleanca NATO do të kishte bërë me Beogradin ate që kishte bërë aleanca antinaziste me Hitlerin në Berlin, sot Kosova do të ishte pjesë e OKB si një shtet i pamvarur i njohur nga të gjitha shtetet e botës e në Beograd nuk do të kishte Vuçiçër e Daçiçër e Sheshelër që marrëzinë e Millosheviçit me luftë, duan ta realizojnë me ndihmën dipllomatike të Francës, që dihet se tradicionalisht ka qenë aleate e Serbisë.
    PS. Interesant!
    Kur nuk ju pëlqen mendimi ndryshe, nxitoni të lajmëroni se po komenton shpesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *